Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, e ka dënuar publikisht Lamine Yamalin pasi ylli i ri u pa duke mbajtur një flamur palestinez gjatë paradës së Barcelonës për festimin e titullit kampion.
Në një deklaratë të publikuar në spanjisht, Katz e akuzoi lojtarin se po nxit përçarje, në një kohë kur Izraeli është i përfshirë në konflikt. “Lamine Yamal ka zgjedhur të dalë kundër Izraelit dhe të nxisë urrejtje në një kohë kur ushtarët tanë po luftojnë organizatën terroriste Hamas, e cila më 7 tetor [2023] kreu vrasje masive, dhunime dhe dogji fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj”, shkroi Katz. “Ata që i mbështesin veprime të tilla duhet ta pyesin veten: a e konsideroni këtë njerëzore?
A është kjo morale?”.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk do ta anashkalojë atë që ai e cilëson si nxitje kundër popullit hebre, duke i bërë thirrje klubit katalanas të mbajë një qëndrim zyrtar. “Si Ministër i Mbrojtjes i Izraelit, nuk do të qëndroj i heshtur përballë nxitjes kundër Izraelit dhe popullit hebre”.





















You must be logged in to post a comment Login