Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni, pas fitores së Karol Nawrocki-t në zgjedhjet presidenciale.
Trump deklaroi në postim se ishte krenar që e kishte mbështetur Nawrocki-n gjatë fushatës dhe theksoi se vendimi për të dërguar trupa shtesë amerikane vjen edhe për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërsjellë. “Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të Presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin e mbështeta me krenari, dhe marrëdhënien tonë me të, kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni”, shkroi Trump.
Trump nuk dha detaje shtesë rreth vendosjes së trupave ose afatit kohor për mbërritjen e forcave amerikane në Poloni.





















You must be logged in to post a comment Login