Rrugëtimi i Indri Shirokës në ‘Ferma VIP 3’ ka përfunduar, pasi aktori nuk arriti të sigurojë mbështetjen e publikut për të vazhduar më tej në garë.
Indri u shpreh se eliminimin e ka pritur me qetësi, duke lënë të kuptohet se kishte arritur në një pikë lodhjeje.
Aktori komentoi edhe raportin me Klevisën, duke pranuar se ka reflektuar mbi disa prej veprimeve dhe deklaratave të tij.
Një tjetër temë që ngjalli interes ishte raporti me Vanesën.
Gjatë intervistës, ai hodhi poshtë edhe pretendimet se marrëdhëniet e krijuara në fermë kanë qenë pjesë e një strategjie loje.
Pavarësisht mënyrës si përfundoi eksperienca e tij në ‘Ferma VIP 3’, Indri tha se largohet me ‘ndërgjegje të pastër’, duke mbetur i bindur se ka qenë vetvetja gjatë gjithë rrugëtimit.





















You must be logged in to post a comment Login