Arsenali është vetëm një hap larg një shpërblimi gjigant financiar në Ligën e Kampionëve, pasi të shtunën përballet me Paris Saint-Germain në finalen e madhe.
Skuadra e Mikel Artetës ka pasur një fushatë shumë fitimprurëse deri tani, pasi i fitoi të tetë ndeshjet e fazës së ligës dhe arriti në finalen e parë të klubit në këtë kompeticion që nga viti 2006.
Sipas shpërndarjes së çmimeve, “Topçinjtë” kanë përfituar: 18.6 milionë vetëm për pjesëmarrjen në fazën e ligës, 2.1 milionë euro për çdo fitore – pra 16.8 milionë euro për tetë fitoret, 9.9 milionë euro për vendin e parë në fazën e ligës, 2 milionë euro shtesë për përfundimin në “top 8” dhe kualifikimin direkt në fazën me eliminim.
Në fazat nokaut, Arsenali ka vazhduar të rrisë të ardhurat: 11 milionë euro për kualifikimin në të tetat e finales, 12.5 milionë euro për çerekfinalen, 15 milionë euro për gjysmëfinalen, 18.5 milionë euro për finalen, pasi eliminoi Atletico Madridin.
Nëse Arsenali e mposht PSG-në në Puskas Arena, Budapest, të shtunën, atëherë do të përfitojë edhe 6.5 milionë euro shtesë.
Kjo do të thotë se shuma totale e të ardhurave të Arsenalit nga Ligën e Kampionëve do të arrijë në rreth 95.4 milionë euro.
Triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i siguronte Arsenalit edhe pjesëmarrjen në UEFA Super Cup, që zhvillohet më 12 gusht në Red Bull Arena, Salzburg.





















You must be logged in to post a comment Login