Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, pasi në ndeshjen vendimtare të “Final 4” mposhti Dinamon me rezultat 2-0.
Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” u dominua nga skuadra e Nevil Dedes, me Alessandro Albanesen që vendosi fatin e ndeshjes duke shënuar dy gola brenda 10 minutave.
Nevil Dede, i cili u largua nga Ferizaj mori Engatian në fund, duke fituar titullin e kampionit.
Dinamo nuk arriti të reagojë, teksa në këtë duel nuk kishte objektiv kampionatin, pasi e kishte siguruar më herët Kupën e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, në “Air Albania”, Elbasani fitoi ndaj Vllaznisë me rezultat 2-1, por kjo fitore nuk i mjaftoi verdhebluve për ta marrë titullin, pasi Egnatia siguroi tri pikët në ndeshjen e saj dhe e ruajti avantazhin në renditje.
Me këtë sukses, Egnatia e mbylli fazën “Final 4” me 37 pikë, po aq sa Elbasani, por rrogozhinasit përfituan nga ndeshjet direkte, që folën në favor të tyre.





















You must be logged in to post a comment Login