Ndeshjet e javës së 36-të në Superligën e Kosovës përfunduan me verdiktet e fundit të kampionatit.
Malisheva arriti për herë të parë në histori ta mbyllë sezonin si nënkampione, duke fituar ndeshjen kundër Dritës me rezultat 3-2.
Drenica fitoi me 2-1 ndaj Prishtinës duke siguruar tri pikë të rëndësishme për mbijetesë.
Gjilani triumfoi ndaj Prishtinës së Re me 3-2.
Llapi fitoi ndaj Ferizajt por do të luajë në barazh.
Në renditjen përfundimtare të Superligës, Drita u shpallet kampione me 66 pikë, ndërsa Malisheva renditet e dyta me 59 pikë.
Ballkani mbylli në vendin e tretë me 58 pikë.
Dukagjini u rendit në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Gjilani dhe Drenica me 51 dhe 50 pikë respektivisht.
Prishtina dhe Llapi mbyllën në vendet e shtatë dhe të tetë me 49 pikë secila dhe do të luajnë në barazh për të vendosur fatin e tyre.





















You must be logged in to post a comment Login