Kastrioti shpallet kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, pasi fitoi serinë finale të plejofit ndaj Rahovecit me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Në një ndeshje të fortë dhe dramatike, Kastrioti fitoi ndeshjen vendimtare me rezultat 25:23, duke sjellë gëzim për tifozët e tyre.
Portieri Wadi Chebbi u shndërrua në hero për Kastriotin, kur realizoi pritje të shumta, duke i dhënë avantazhin e nevojshëm skuadrës së tij.
Yassine Henahen ishte efikas në sulm me shtatë gola, ndërsa të tjerët si Felippe Teixeira, Alban Haziri, Festim Mustafa dhe Albin Ahlin kontribuan në fitoren e madhe.
Në anën tjetër, Rahoveci tregoi paraqitje të fortë, por nuk arriti të ndalojë festën e Kastriotit.
Pas një ndeshje të tensionuar, Kastrioti siguron titullin pas 15 vjetësh, duke e bërë kampion për herë të gjashtë në histori.





















You must be logged in to post a comment Login