Një atmosferë e jashtëzakonshme ka dominuar këtë mbrëmje në Prishtinë, në zonën e qytetit të vjetër ku u mbajt tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në tubim ishin të pranishëm kandidatja për presidenten e Kosovës nga LDK-ja, Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ata prezantuan kandidatët për deputetë nga dega e dytë e LDK-së para një numri të madh të simpatizantëve dhe qytetarëve të pranishëm.
Pjesëmarrësit u emocionuan kur Vjosa Osmani u prezantua, duke u pritur me ovacione dhe thirrje për emrin e saj “Vjosa-Vjosa”.





















You must be logged in to post a comment Login