Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Raporti midis Soni Malajt dhe Flori Mumajesit – Ferma VIP në qendër të vëmendjes

Raporti mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit vijon të jetë një nga temat më të komentuara të këtij edicioni të “Ferma VIP”.

Një surprizë e veçantë me 300 dronë, që ndriçuan qiellin e fermës, ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes dy artistëve.

Gjatë spektaklit të së premtes, moderatorja Arbana Osmani e pyeti Sonin nëse e kishte pritur një gjest të tillë nga Flori.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Këngëtarja u shpreh se ai ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e saj, ndërsa theksoi se të dy kanë preferuar ta mbajnë jetën private larg vëmendjes publike. “Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit.

Pa diskutim ka qenë shumë i rëndësishëm për mua.

Si ai, edhe unë, jemi persona shumë diskretë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prisja ndoshta diçka të vogël, por jo aq të madhe”, tha ajo.

Soni nënvizoi gjithashtu se respekti mes tyre ka mbetur i pandryshuar ndër vite, pavarësisht spekulimeve dhe aludimeve që kanë qarkulluar në media. “Ne kemi një respekt reciprok për njëri-tjetrin.

Pavarësisht aludimeve që mund të jenë bërë në publik apo në media, ne e kemi mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin”, u shpreh këngëtarja.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Momenti që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi kur Arbana zbuloi se Flori e ndjek rregullisht programin.

E pyetur se çfarë mesazhi do t’i dërgonte, Soni la të kuptohej se surpriza mund të kishte një domethënie më të thellë për të. “Unë besoj që në një marrëdhënie hapat pak më të rëndësishëm duhet t’i marrë mashkulli.

Ai gjërat nga ana ime i di, kështu që nuk kam çfarë t’i them”, deklaroi ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Më tej, kur u pyet nëse do të ishte e hapur për një mundësi të dytë në raportin me kantautorin, Soni iu referua me humor një bisede të mëparshme. “I thashë Mozës që ndoshta pleqëria është më e ëmbël për t’u kaluar bashkë”, tha ajo me buzëqeshje.

Në fund të diskutimit, këngëtarja shkaktoi të qeshura në studio me pyetjen drejtuar produksionit: “Tani vetëm një pyetje kam.

Unë kam hyrë në fermë me statusin ‘single’.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Unë nuk quhem më ‘single’ tani, që ta di?

Merrni një konfirmim nga Flori, se mos na hyn ndonjë fermer dhe ku i dihet.” Megjithatë, Arbana Osmani sqaroi se surpriza me dronë ishte thjesht një shenjë mbështetjeje dhe jo një deklaratë zyrtare për një rikthim të mundshëm mes tyre.

Edhe Moza nuk i kurseu batutat, duke e ngacmuar Sonin me fjalët: “Mos u gënje nga një dron, thuaj të vijë vetë këtu”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, momenti është bërë viral në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar me humor dhe ironi.

Një nga komentet më të shpërndara ishte: “Po Flori a e di që i ka dërguar dronë Sonit?”, duke reflektuar dyshimet dhe kuriozitetin e publikut për natyrën e vërtetë të kësaj surprize.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement