Pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke qenë e aktivizuar në rrjetet sociale dhe duke ndarë momente nga jeta e saj.
Në postimin e fundit, ajo ka ndarë fotografi nga pushimet në Bali të Indonezisë, duke shijuar ditë të mbushura me relaks dhe aventura në një nga destinacionet më të preferuara turistike në botë.
Me një buzëqeshje tërheqëse dhe një stil të kujdesur në detaje, Alba duket sikur po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj.




















