Në reagim thuhet se lajmi ka tronditur të gjithë klubin, ndërsa shprehen ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.
Klubi thekson se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së tij.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish – lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal.
Lajmi na ka tronditur thellësisht të gjithëve.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.
Humbja e tij është e madhe dhe dhimbja e papërshkrueshme.
Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.





















You must be logged in to post a comment Login