Sipas të dhënave të krahasuara me zgjedhjet e mëparshme, trendi i pjesëmarrjes tregon një rënie të vazhdueshme nga viti në vit.
Në zgjedhjet e fundit para të sotmeve, më 28 dhjetor 2025, pjesëmarrja ishte 45.36%, ndërsa më 9 shkurt 2025 kishte arritur në 46.54%.
Këto shifra tregojnë një nivel dukshëm më të lartë në raport me rezultatin e sotëm.
Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, dalja e qytetarëve në votime ishte 48.78%, një nga nivelet më të larta të regjistruara në vitet e fundit.
Dalje relativisht më e lartë se në zgjedhjet e sotme ishte edhe në ato të 6 tetorit 2019, kur të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 44.56% e qytetarëve.
Duke parë të dhënat në tërësi në 7 vitet e fundit, vihet re një trend i qartë rënës i daljes së qytetarëve.





















You must be logged in to post a comment Login