Sipas Diario AS, mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, po e shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga klubi këtë verë.
Raportimet për një transferim të mundshëm janë shtuar së fundmi, pasi 22-vjeçari ka rënë në hierarkinë e mesfushës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Pavarësisht një sezoni të fortë 2024/25, ai nuk ka arritur të përsërisë të njëjtin nivel në sezonin pasardhës.
Flick nuk e sheh Casadon si pjesë të planeve kryesore, për shkak të konkurrencës së madhe në repartin e mesfushës, ku Barcelona ka shumë opsione të profilit të lartë.
Në këtë situatë, vetë lojtari ka nisur të pranojë idenë se një largim mund të jetë hapi i duhur për të rifilluar karrierën e tij dhe për të siguruar më shumë minuta loje në një klub tjetër.
Largimi i Casados mund të ndihmojë gjithashtu Barcelonën në aspektin financiar dhe në hapjen e hapësirës në skuadër për afrime të reja.
Sipas raportimeve, klubi katalanas ka arritur një marrëveshje paraprake me mesfushorin e lirë Bernardo Silva, i cili shihet si një përforcim i madh për projektin e ri sportiv.





















You must be logged in to post a comment Login