Sipas njoftimit zyrtar, dita e parë e kampionatit, 24 qershor, do t’i kushtohet garës së kronometrit individual (ITT), e cila do të nisë në orën 10:00. Çiklistët do të lëvizin në itinerarin Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj – Babush, përgjatë segmentit të autostradës “Arbër Xhaferi” dhe në drejtimin e kundërt.
Përfundimi i garës është paraparë rreth orës 12:00, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, të enjten do të zhvillohet gara rrugore (Road Race), me fillim në orën 10:00.
Itinerari përfshin aksin Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë, me një gjatësi prej 100 kilometrash.
Organizatorët kanë bërë të ditur se përfundimi i garës pritet të bëhet në Trudë rreth orës 13:00.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë, të shmangin vonesat e mundshme dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve ku do të zhvillohen aktivitetet sportive.





















You must be logged in to post a comment Login