Një 26-vjeçar u gjobit pasi shkaktoi panik në një spital në Uells, duke u ngjitur në çati i veshur si ‘vdekja’, duke frikësuar pacientë, vizitorë dhe stafin.
Leon Gillespie u deklarua fajtor për shkaktim shqetësimi pa arsye në ambientet e një spitali të NHS-së dhe u dënua nga Gjykata e Magjistratëve në Llandudno me një gjobë prej 200 paundësh.
Ngjarja ndodhi më 6 qershor në spitalin Ysbyty Glan Clwyd, në St Asaph, Denbighshire.
Gillespie kishte veshur një kostum të zi, të cilin më vonë e përshkroi si kostum ‘sorrash’, dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës, duke qëndruar duke parë stafin dhe vizitorët.
Ai mbante me vete një teh të gjatë dhe bënte zhurmë mbi ndërtesë, duke shkaktuar alarm te personat që ishin në spital.
Në vendngjarje u dërguan katër makina policie dhe automjete të shërbimit zjarrfikës pasi autoritetet morën njoftime për një person të veshur tërësisht me të zeza që qëndronte mbi hyrjen e spitalit.
Pas ndërhyrjes, ekipet arritën ta zbrisnin nga çatia.
Gillespie nuk dha arsye për sjelljen e tij.





















You must be logged in to post a comment Login