Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konflikti Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran, po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive që raportohen në disa vende europiane, në Shqipëri fenomeni është më i heshtur por po aq i ndjeshëm.

Operatorët turistikë raportojnë se rezervimet e reja për Turqinë janë ngrirë.

Agjencitë turistike raportojnë se, megjithëse deri në fund të marsit ishin aktive ofertat “early booking” për sezonin veror, ritmi i prenotimeve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Paketat janë ende në shitje, çmimet promocionale nuk janë tërhequr, por klientët hezitojnë të konfirmojnë. “Nuk kemi valë anulimesh, por nuk kemi as rezervime të reja”, bëjnë me dije operatorët nga Ilirida Travel and Tours.

 

Në të njëjtën kohë, familjet që kanë rezervuar në janar dhe shkurt po telefonojnë për t’u interesuar nëse situata e sigurisë mund të prekë Turqinë dhe, nëse konflikti përshkallëzohet, nëse do të kenë mundësi rimbursimi.

 

Në këto ditë, sipas informacioneve të marra nga agjencia Zenith Travel dhe Hima Travel, pyetja më e shpeshtë nuk është më për hotelin apo shërbimin, por për garancinë e kthimit të parave në rast anulimi për arsye sigurie.

 

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nëse tensionet zgjasin, agjencitë mund të shohin zhvendosje të kërkesës drejt destinacioneve të konsideruara më të sigurta si Spanja, Italia apo Greqia.

 

Turqia ka qenë prej vitesh zgjedhja kryesore e pushimeve familjare për shqiptarët. Destinacione si Antalia, Bodrumi apo Belek janë kthyer në produkte standarde të paketave verore, falë kombinimit të çmimeve konkurruese, formulës “all inclusive” dhe fluturimeve direkte nga Tirana me chartera.

 

Për shumë familje, pushimet verore jashtë vendit janë sinonim i Turqisë, veçanërisht për segmentin me fëmijë.

Sipas të dhënave të mëparshme të tregut, Turqia renditet ndër destinacionet më të shitura nga agjencitë shqiptare për periudhën qershor–shtator, me mijëra paketa të kontraktuara çdo vit.

Oferta e hershme zakonisht nis që në dhjetor–janar dhe kulmon deri në fund të marsit, periudhë kur tradicionalisht sigurohet një pjesë e konsiderueshme e volumit sezonal.

Ekspertët e turizmit thonë se perceptimi i rrezikut ka ndikim të menjëhershëm në vendimmarrjen e konsumatorit, edhe kur destinacioni nuk është drejtpërdrejt zonë konflikti.

Gjeografia e rajonit, lajmet për tensione ushtarake dhe pasiguria për hapësirat ajrore mjaftojnë për të shtyrë familjet të presin. Në praktikë, kjo përkthehet në shtyrje vendimi, jo domosdoshmërisht në anulim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nëse situata stabilizohet brenda javëve të ardhshme, operatorët presin që rezervimet të rifillojnë me ritëm më të shpejtë, ndoshta edhe me zhvendosje drejt muajve më të vonë të sezonit.

Por nëse tensionet zgjasin, ngrirja e tanishme mund të kthehet në rënie reale të shitjeve, duke detyruar agjencitë të rishikojnë kontratat dhe strategjitë e çmimeve.

Përveç Turqisë, pasiguria e krijuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë edhe destinacione të tjera që shqiptarët i zgjedhin për pushime apo ‘city break’ në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht Dubai dhe Abu Dhabi, Egjipti me resortet e Detit të Kuq, si dhe Jordania, janë ndër tregjet që do të ndiejnë efektin e shtyrjes së vendimeve për prenotime të reja, edhe kur nuk janë zona konflikti./ Monitor

Lexo dhe:

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

Lajme

Të premten, Policia në Mitrovicë të veriut ka arrestuar një person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas një sulmi me thikë ndaj një...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Lajme

Rifat Jashari ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, duke bërë thirrje për më shumë unitet dhe më pak përçarje...

Botë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë agjencisë së lajmeve Axios se lufta do të përfundojë së shpejti. Ai është shprehur se praktikisht nuk...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Sport

Arsenali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas dy përballjeve me Atletico Madridin, ku ndeshja e parë në “Metropolitano” u mbyll 1-1, ndërsa...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space