Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Eduart Grishaj shpjegon qëndrimin e tij pas debatit në Fermë VIP 3: ‘Nuk ka lidhje familjare me Fabiolën’

Eduart Grishaj, regjisori i Ferma VIP 3, ka reaguar publikisht për të sqaruar qëndrimin e tij pas debatit të fundit që përfshiu banoren Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani.

Në një deklaratë të shpërndarë në platformat digjitale, ai hodhi poshtë çdo aludim për lidhje familjare me konkurrenten, duke theksuar se përzgjedhja e saj është bërë mbi bazën e meritës dhe potencialit.

Grishaj u ndal edhe te incidenti i ndodhur gjatë transmetimit live, duke theksuar se situata të tilla duhen parë në kontekstin e presionit emocional që përjetojnë pjesëmarrësit. ‘Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Fabiolën e kam propozuar unë për Ferma VIP 3, sepse kam vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj si vajzë e re që vjen nga Malësia e Madhe.

Nuk jam penduar për këtë zgjedhje, unë do të vazhdoj të mbështes të rinj nga Veriu dhe nga çdo krahinë tjetër e Shqipërisë sa herë të kem mundësi, siç e kam bërë më parë në Big Brother dhe tani te Ferma dhe në projektet e mia personale si filmat apo programet e tjera.

E duke u rikthyer te rasti i Fabiolës, njerëzit mund të gabojnë, sidomos nën presion emocional dhe në transmetim live.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga një moment apo një gabim nuk mund të gjykohet e gjithë jeta e një vajze 23 vjeçare, familja apo vendi nga ajo vjen.’ Ai vlerësoi gjithashtu mënyrën se si situata u menaxhua në studio nga Osmani, duke e konsideruar reagimin e saj si një standard të ri profesional. ‘Përsa i përket reagimit të prezantueses në studio, Arbana ajo është, njerëzore me çdo njeri në çdo situatë dhe mendoj që ai reagim ka ndryshuar qasjen e prezantimit dhe të gazetarisë në vendin tonë dhe kjo duhet t’u shërbejë si shkollë edhe brezave të rinj që duan ta vazhdojnë këtë zanat.

Faleminderit të gjithëve që na ndiqni dhe na mbështesni.

Ne do vazhdojmë të japim maksimumin tonë, me të mirat dhe gabimet tona.’

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement