Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit duke thënë se nga kjo parti kanë qenë të vullnetshëm që të arrihet një zgjidhje e kësaj situate.
Lushtaku ka thënë se po vëren një ‘’lloj arrogance’’ nga LVV’ja, dhe se, përgjegjësia kryesore bie mbi këtë parti, përcjell Express
’’Me keqardhje po shohim që jemi drejt zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që Kurti ka qenë me shumë i angazhuar se si t’ia lë fajin opozitës, se sa t’i zgjedh problemet reale të qytetarëve. Ne çdo iniciativë e shohim të mirëseardhur, por duhet t’i kuptojmë edhe numrat që janë në Kuvendin e Kosovës. PDK nuk ardh deri të propozimi i asnjë kandidature, ne kemi kandidat të mjaftueshëm, por derisa nuk ka një pajtueshmëri me partinë në pushteti, sigurisht që nuk ka as hapësira as me kandidu, sepse e shohim se është vetëm lojë’’, ka thënë ai.




















