Violeta Kukaj e surprizoi Malin të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother.
Takimi i tyre ishte plot emocione, duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë që kanë.
Pas takimit, këngëtarja shqiptare ndau ndjenjat e saj në një intervistë për Fan Club.
“Mali është i njëjti person këtu siç është jashtë. Nuk ka ndryshim; jam shumë krenare për të. Me Malin, zemra ime është si një mal”, tha ajo.Kur u pyet për takimin e Malit me të atin dhe marrëdhënien e tyre, ajo refuzoi të përgjigjej.
“Këtë pjesë e lë pas Malit dhe erdha vetëm për të shijuar takimin me Malin. Ju lutem më lejoni sot të ndiej lumturinë që më dha Mali”, shtoi ajo.




















