Haradinaj: 27 Prilli, Masakra e Mejës duhet të nderohet dhe kujtohet


- Advertisement -

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për të mos harruar dhe nderuar 27 prillin si pjesë e kujtesës kolektive.


- Advertisement -

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për këtë datë, duke thënë se institucionet nuk duhet të sillen sikur kjo datë nuk ka domethënie historike. ‘Mendoj se në kujtesën tonë nuk guxon me u harru se çka është data 27 prill, as administrata as kushdo nuk duhet me u sjell thua se nuk e dimë çfarë date është ajo dhe çka simbolizon. 27 prilli është një datë që nuk duhet të anashkalohet.

Parlamenti i Kosovës duhet të jetë në Mejë,’ deklaroi Haradinaj.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi shtyrjen e seancës së paraparë për të hënën, në mënyrë që deputetët të marrin pjesë në homazhet në Mejë.

Leave a Reply