Drejtori i Arsimit në Prishtinë njofton aksion për evidentimin e mungesave në shkolla


- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat.


- Advertisement -

Shifrat e mungesave janë shqetësuese, pasi ato tregojnë probleme më të thella dhe rrezik për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Në një raportim, flitet për rreth 4 milionë mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme.

Drejtori Shahini thotë se kjo nuk mund të trajtohet si statistikë, por si një alarm për reagim të menjëhershëm.

Ai gjithashtu thekson se bashkëpunimi me prindërit është i rëndësishëm për të ndryshuar situatën dhe se do të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar këtë problem.

Leave a Reply