Frakturë e dyfishtë e mollëzës për Modricin: Ndryshime në sezonin e kuqezinjve


- Advertisement -

Milani ka marrë lajme të këqija lidhur me Luka Modricin.


- Advertisement -

Kapiteni kroat ka pësuar frakturë të dyfishtë të mollëzës, dëmtim që, sipas raportimeve, i jep fund sezonit të tij me kuqezinjtë.

Fillimisht kishte paqartësi edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, por sipas Sportske Novosti udhëtimi i Modrićit drejt Amerikës nuk duhet të vihet në dyshim.

Në rast se rikuperimi shkon sipas planit, ai pritet të luajë me maskë mbrojtëse.

Modric u lëndua në derbin e javës së 34-të të Serie A mes Milanit dhe Juventusit, që përfundoi 0-0.

Rreth dhjetë minuta para fundit, ai u përplas kokë më kokë në një duel ajror me Manuel Locatellin.

Locatelli e kaloi pa pasoja, ndërsa Modrić mori një goditje të rëndë dhe u detyrua të zëvendësohej.

Pas ndeshjes, ai u pa në fushë me kompresë akulli, ndërsa lojtarë të Juventusit iu afruan për t’i shprehur mbështetje.

Kenan Yildiz i foli, ndërsa Locatelli e përqafoi dhe i kërkoi falje, duke i uruar shërim të shpejtë.

Në atë moment, Modrić kishte mavijosje të dukshme dhe ënjtje nën syrin e majtë.

Dëmtimi i Modricit është goditje edhe për Kroacinë, por me rreth 50 ditë të mbetura deri te ndeshja e parë e Kupës së Botës, pritjet janë që ai të rikuperohet në kohë.

Megjithatë, mbetet e hapur dilema se në çfarë gjendjeje fizike do të jetë pas pauzës.

Aktualisht ende nuk është bërë e ditur nëse Modric do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale apo do të ndjekë trajtim konservativ.

Leave a Reply