Bedri Hamza: Tema për presidentin është e përmbyllur, ftesa për seancë joserioze


- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar duke thënë se tema për zgjedhjen e presidentit të vendit është e përfunduar dhe se ftesa për seancë të jashtëzakonshme është e papranueshme për partinë e tij.


- Advertisement -

Ai ka akuzuar se ky veprim ka për qëllim manipulimin dhe nuk sjell rezultate.

Hamza ka shtuar se vetëm Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë fajtorët për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai gjithashtu ka treguar gatishmërinë e tij për të ofruar zgjidhje, ndërsa ka kritikuar mungesën e propozimeve nga kreu i Qeverisë.

Në lidhje me emrin e Vjosa Osmanit, Hamza ka theksuar se LDK-ja dhe VV-ja kanë numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur atë si presidente.

Leave a Reply