Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, reagoi ndaj partisë në pushtet për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri tha se Qeveria e Albin Kurtit po i vjen marre, duke e akuzuar për dështimin e privatizimit.
Ai gjithashtu kritikoi emërimin e drejtorëve të rinj në Kuvend, duke i ftuar parlamentarët të reflektojnë para se të votojnë.




















