Jennifer Lopez e shfaqur në palestër, fansat e përgëzuan për disiplinën dhe energjinë


- Advertisement -

Këngëtarja dhe aktorja botërisht e njohur, Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale, pasi u shfaq duke u stërvitur herët në mëngjes në palestër. 56-vjeçarja publikoi në “Instagram” disa foto nga rutina e saj e ushtrimeve, duke treguar fizikun në super formë dhe muskujt e tonifikuar të barkut.


- Advertisement -

Postimi i saj u prit me reagime të shumta pozitive, ku fansat e përgëzuan për disiplinën dhe energjinë që përcjell.

Kjo paraqitje e re vjen vetëm pak kohë pasi Jennifer Lopez foli hapur për një periudhë të re në jetën e saj personale, pas ndarjes nga aktori Ben Affleck.

Në një intervistë të fundit, ajo u shpreh se ndihet ‘e lumtur’ dhe ‘e lirë’, duke theksuar se për herë të parë po përjeton një ndjenjë të fortë pavarësie dhe qetësie. ‘Jam në epokën time të lumturisë’, u shpreh ajo, duke shtuar se ndihet mirë me veten dhe jetën e saj aktuale.

Me energjinë dhe stilin e saj të jetesës, Jennifer Lopez vazhdon të mbetet një nga figurat më frymëzuese në botën e showbiz-it global.

Leave a Reply