Mimoza Ahmeti vazhdon të konfirmohet dita-ditës si “fenomeni” i padiskutueshëm i këtij edicioni të “Ferma VIP 3”.
Ndërkohë që poetja ndodhet e izoluar brenda rrethimit të fermës, duke dhuruar situata dhe batuta epike, jashtë mureve popullariteti i saj po njeh vetëm rritje galopante.
Gjatë spektaklit të djeshëm, ku Moza ishte sërish në qendër të vëmendjes me dinamikat e saj të forta, impakti i saj tek publiku u përkthye menjëherë në shifra konkrete në rrjetet sociale.
Para fillimit të transmetimit të Prime-t, llogaria e saj zyrtare në Instagram numëronte rreth 88 mijë ndjekës.
Por, vetëm disa orë pas përfundimit të spektaklit, situata ka ndryshuar tërësisht.
Siç shihet qartë edhe nga screenshot-i i profilit të saj, shifra e ndjekësve ka “fluturuar”, duke arritur në plot 92.6 mijë ndjekës.
Një rritje e tillë prej afro 5 mijë personash brenda pak orësh nuk është një fenomen i zakonshëm dhe tregon qartë mbështetjen masive dhe dashurinë që po merr nga jashtë.