Seanca për zgjedhjen e presidentit ndërpritet për mungesën e kuorumit: LDK-ja refuzon ofertën e Kurtit


- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nisi seancën e orës 19:00 për zgjedhjen e presidentit me rreth gjysmë ore vonesë.


- Advertisement -

Dhe, pas rreth 5 minutash, të njëjtën edhe e ndërpreu shkaku i mungesës së kuorumit.

Seanca e radhës u thirr për në orën 23:00.

Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti doli në një konferencë për media, ku tha se kandidatja për presidente, Hatixhe Hoxha, është e gatshme të heq dorë nga kandidatura, nëse LDK-ja i ofron 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president.

Por, këtë e refuzoi LDK-ja, duke thënë se nuk duan të kenë një kundërkandiat, por një kandidat të parë.

Deputetët e kësaj partie akuzuan Kurtin se po dëshiron të fus grupin e tyre parlamentar në seancë vetëm sa për t’ia bërë kuorumin kandidates së LVV-së, Feride Rushitin.

Në rast se deri në orën 24:00 nuk arrihet zgjedhja e presidentit, vendi me automatizëm shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply