Aksident rrugor në Tepelenë Krahës: 8 persona të lënduar dhe dërguar në spital


- Advertisement -

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.


- Advertisement -

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply