Shqipëria u trondit nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Durrës, ku humbën jetën tragjikisht dy fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.
Autoritetet bëjnë me dije se 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili kishte precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjoba të mëparshme, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.
Ai përplasi brutalisht fëmijët që po luanin në trotuar.
Familja e të dyshuarit është larguar prej lagjes ku jetonin, nga frika e hakmarrjes.
Sot do të varrosen dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Durrës.




















