Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka identifikuar një listë të gjatë emrash për të forcuar pozicionin e krahut të majtë të sulmit këtë verë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, lista e Barcelonës përfshin emra si Anthony Gordon, Victor Munoz, Andreas Schjelderup, Ez Abde, Jan Virgili dhe Mika Godts.
Newcastle United e vlerëson Gordonin me rreth 85 milionë euro, duke e bërë atë një objektiv të vështirë për Barçën.
Për më tepër, Bayern Munich po tregon interes konkret për të nënshkruar me anësorin anglez.
Ngritja e Munozit te Osasuna dhe debutimi mbresëlënës me Spanjën kanë tërhequr vëmendjen e Barçës.
Ish-lojtari i La Masias ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, por problemi është se Real Madridi ka një sërë klauzolash riblerjeje, 50% të të drejtave të tij ekonomike dhe të drejtën e refuzimit të parë.
Barça ka vëzhguar edhe performancat mbresëlënëse të Godts te Ajax, ndërsa po eksploron gjithashtu mënyra për të rikthyer ish-yllin e tyre Virgili nga Mallorca, pasi ka mbajtur 40% të të kartonit të tij.
Schjelderup ka treguar më shumë qëndrueshmëri te Benfica këtë sezon.
Ai ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por mund të negociohet çmimi.
Së fundmi, ish-lojtari i Barcelonës, Abde, po kalon një sezon të frytshëm me Real Betisin, duke tërhequr vëmendjen e Barcelonës.





















You must be logged in to post a comment Login