E ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, politikania shqiptare Monika Kryemadhi ka treguar reagimet e fëmijëve të saj për daljet televizive. ‘Jemi me dorë në zemër me ty.
Kur del ti në TV jemi të tmerruar’, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.
Ajo u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon. ‘Shqipëria është një vend bullizues.
Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet.
Tregon një shoqëri të pa-realizuar emocionalisht’, tha ajo.
Kryemadhi shtoi se me kalimin e kohës, edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative. ‘Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne’, përfundoi ajo.





















You must be logged in to post a comment Login