Ndërsa Eurovisioni shënon këtë vit 70-vjetorin e tij, konfliktet dhe dilemat kryesisht gjeopolitike kanë filluar të jenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Pjesëmarrja e Izraelit, është tematika që ndez më së shumti polemika, veçanërisht për shkak të konflikteve në të cilat ai është përfshirë, si ai me Palestinën.
Drejtori i festivalit më të madh të këngës në Evropë, Martin Green, është shprehur i vendosur për të ndalur çdo ndërhyrje politike në festival, në të ardhmen.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), si organizator i Eurovisionit, ka pohuar gjithmonë se gara është një ngjarje ‘jopolitike’.
Green ka deklaruar në intervistën me “Nieuësuur” se EBU do të monitorojë rreptësisht ndërhyrjen politike dhe nuk do të tolerojë kërkimin joproporcional të votave.
Eurovision 2026 ndez Vjenën: 70 vite histori në një spektakël unik.
Duke adresuar në mënyrë aktive presionet politike, organizatorët synojnë të sigurojnë që fokusi të mbetet tek artistët dhe performancat e tyre, pa axhenda të jashtme politike.
Lëvizja pritet të qetësojë fansat dhe pjesëmarrësit për integritetin e kompeticionit në edicionet e ardhshme.
Dhjetorin e kaluar, pesë vende janë tërhequr nga konkurrimi në Eurovision 2026, për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit dhe të skenarit gjeopolitik të vazhdueshëm në Gaza.
Eurovsioni i këtij viti pritet të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj në Vjenë të Austrisë, me pjesëmarrjen e 35 shtete evropiane dhe Australinë.
Ndërkohë vendi ynë do të përfaqësohet këtë vit me artistin e ri, Alis Kallaçi me këngën “Nân”, e pritur me komente pozitive nga publiku vendas dhe i huaj.





















You must be logged in to post a comment Login