Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka përkujtuar akademikun Fehmi Agani, në 27-vjetorin e vrasjes së tij.
Ajo shkroi se profesor Agani ishte ndërtues i urave mes njerëzve, siç u shpreh, njeri i dialogut dhe i vizionit. Çitaku gjithashtu tha se trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për shtetin tonë. “Më 6 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan profesor Fehmi Aganin.
Profesor Agani ishte ndërtues i urave mes njerëzve, njeri i dialogut dhe i vizionit”. “I bekuar me mendje brilante dhe zemër të pastër, ai luajti rol udhëheqës në rezistencën tonë paqësore gjatë viteve 1990, duke i dhënë zë urtësisë, dinjitetit dhe qëndresës së Kosovës.
Në kohët më të vështira, ai besoi te fjala, te arsyeja dhe te e drejta jonë për liri”, shkroi ajo.





















You must be logged in to post a comment Login