Pas pezullimit të tij dy ditë më parë, kryepolici Hita ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.
Tafa u pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, ku një person i dehur përplasi dy fëmijë për vdekje.
Në përgjigje të këtij ngjarjeje, Policia e Shtetit ka rikthyer patrullat në terren për të forcuar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtori Tafa ishte në detyrë për rreth 3 muaj e gjysmë, pasi u emërua nga ish-kryepolici, Ilir Proda.




















