Policia e Kosovës ka ekstraduar në Maqedoninë e Veriut një shtetas të këtyre të fundit, i cili kërkohej nga INTERPOL-i.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi maqedonas ishte arrestuar në Kosovë për akuzat e posedimit të paautorizuar, shpërndarjes dhe shitjes së substancave narkotike, sipas letërreshtimit të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.
Procesi i ekstradimit u realizua në përputhje me ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin ndërinstitucional të dy shteteve.
Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe kapjen e personave dhe grupeve kriminale, brenda dhe jashtë vendit.





















You must be logged in to post a comment Login