Raporti i Parlamentit Evropian i miratuar dy ditë më parë mbërriti edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Demokratët kur ende nuk kishte nisur seanca kërkuan ndryshimin e rendit të ditës për të debatuar lidhur me vendimmarrjen e komisionit të jashtë të PE.
Prezantimi i bërë u hodh poshtë, por debati u rikthye sërisht pasi arriti në sallë Sali Berisha.
Seanca e kësaj të enjte prodhoi edhe debate për shkak të refuzimit të interpleancave nga shumica, ku më kryesorja duhej të ishte ajo me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.




















