Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kanë takuar artistë, shkrimtarë, piktorë dhe njerëz të artit në një lokal në Prishtinë.
Diskutimi u përqendrua në artin, fjalën, skenën, librin, trashëgiminë dhe kulturën si pjesë themelore e identitetit kosovar.
Abdixhiku shënon: “Në 113 zotimet tona, kulturës i kemi dhënë vend të veçantë: ndërtimin e Operës dhe Baletit “Dr.
Ibrahim Rugova”, Teatrin e ri Kombëtar, Muzeun e Paqes dhe Rezistencës, Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Qendrën e Librit.” Sipas tij, shteti ndërtohet me identitet, kujtesë dhe krijimtari. “Me artistët, shkrimtarët, piktorët dhe njerëzit e kulturës që kontribuojnë në shoqërinë tonë.
Prandaj, arti dhe kultura nuk do të jenë në periferi, por pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Kosovës.” Abdixhiku ka ndarë këto fjalë në një postim në Facebook. /Klankosova.tv





















You must be logged in to post a comment Login