Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Abdixhiku: Mbështetja për LDK-në po forcohet në Viti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim me qytetarë në Viti, nga ku ka theksuar se mbështetja për LDK-në dhe fryma e bashkimit po forcohen çdo ditë.

Duke folur para të pranishmëve, Abdixhiku e cilësoi Vitinë si një qytet me traditë pune dhe qëndrueshmërie. “Në qytetin e punës, qëndrueshmërisë e njerëzve që nuk dorëzohen lehtë, pamë edhe një herë se fryma e bashkimit po rritet çdo ditë”, tha ai.

Kreu i LDK-së vlerësoi gjithashtu gjykimin politik të qytetarëve të Vitisë, duke përmendur mbështetjen që ata i kanë dhënë ndër vite kryetarit të komunës, Sokol Haliti. “Vitia di të qëndrojë drejt dhe të zgjedhë mençur; siç ka zgjedhur Sokol Halitin katër herë rresht”, u shpreh Abdixhiku.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për projektet dhe prioritetet zhvillimore të vendit, me fokus te mbështetja për qytetarët dhe sektorët kyç. “Folëm për projektet, zhvillimin dhe për një Kosovë që i jep më shumë mbështetje familjes, rinisë, bujqësisë e secilit qytetar që punon ndershëm”, deklaroi ai.

Në kuadër të prezantimit të kandidatëve për Kuvendin Komunal, Abdixhiku tha se në Viti garojnë Vjollca Kadolli Halili me numër 36, Arta Ajeti me numër 70, Ibush Beqiri me numër 71 dhe Robert Ukiq me numër 87.

Në fund të adresimit të tij, lideri i LDK-së u shpreh i bindur se Vitia do të vazhdojë të mbështesë njerëzit që, sipas tij, përfaqësojnë vlera dhe integritet. “Vitia e diti gjithmonë vlerën e njerëzve të mirë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Bashkë, po nisim një rrugëtim të ri”, përfundoi Abdixhiku.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Advertisement