Sipas policisë, motra dhe djali i tij janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pos tjerash, në njoftimin e policisë u bë e ditur se në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një automjet. ‘Lezhë/Informacion paraprak.
Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A.
M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K.
B.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K.
B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F.
B., dhe djali i tij, shtetasi F.
B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A.
M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.





















You must be logged in to post a comment Login