Aktgjykim dënues për sulmin terrorist në Banjskë: Burgim përjetë për dy akuzuar dhe 30 vjet për një të tretin


- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot një aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm për Bllagoje Spasojeviq e Vlladimir Tolliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë.


- Advertisement -

I akuzuari i tretë, Dushan Maksimoviq, u dënua me 30 vjet burgim.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka komentuar vendimin e gjykatës dhe ka thënë se drejtësia nuk është e plotë pa u dënuar të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë akt terrorist.

Ndërkaq, si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë, u vrarë rreshteri 50-vjeçar Afrim Bunjaku dhe u plagosën tre policë të tjerë.

Leave a Reply