Këngëtari Burim Nimanaj ka publikuar zyrtarisht projektin e tij më të ri muzikor me titull “Mekatare”, i cili tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.
Kënga, që u lansua më 24 prill në ora 18:00, vjen si një projekt i ri që ndërthur elemente moderne me një ngarkesë emocionale, duke vazhduar stilin që e karakterizon artistin. Që në orët e para të publikimit, “Mekatare” ka nisur të marrë vëmendje dhe reagime pozitive nga publiku.
Projekti është realizuar nga kompania “Melomania Entertainment”, me producent Florin Beqiraj, ndërsa për pjesën e instrumentalit është përkujdesur beatmakeri Unik Beatz dhe per tekst është përkujdesur Fadil Topalli. Ndërkohë, për shpërndarjen dhe publikimin është angazhuar “KS Network Publishing”, duke mundësuar që kënga të jetë e qasshme për dëgjuesit në çdo platformë digjitale.
Ky publikim shënon një tjetër hap në rrugëtimin muzikor të Burim Nimanaj, i cili po vazhdon të sjellë projekte të reja dhe të mbajë interesimin e publikut.
Tashmë, “Mekatare” mund të dëgjohet në të gjitha platformat kryesore muzikore.