Ambasadori britanik ngushëllon për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja


- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij.


- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka shkruar se Qosja ishte një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh. ‘Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh.

Puna e tij do të ndihmojë në formimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë.

Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin,’ ka shkruar ambasadori britanik.

Leave a Reply