Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dënimi i përjetshëm për separatistët serbë në sulmin vdekjeprurës në Kosovë – Raporti i medieve kryesore ndërkombëtare

Dënimi me burgim të përjetshëm ndaj dy personave për sulmin vdekjeprurës në Banjskë, dhe të tretit me burgim prej 30 vjetësh, ka zënë vend në mediat kryesore ndërkombëtare.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, ka raportuar për burgimin e përjetshëm ndaj Vlladimir Tolliqit dhe Bllagoje Spasojeviq, dhe dënimin prej 30 vjetësh ndaj Dushan Maksimoviqit me titullin “Tre separatistë serbë dënohen me shumë vite burgim për sulm në Kosovë”.

Raportimin e AFP-së e kanë transmetuar edhe media tjera, ndër to edhe “Yahoo News”, me titullin “Separatistët serbë dënohen për sulmin vdekjeprurës në Kosovë”. “Një gjykatë në Kosovë u dha tre personave dënime të gjata me burg të premten për pjesëmarrje në një përpjekje të dështuar të armatosur për shkëputje nga separatistët serbë në veriun e vendit më 2023”. “Të akuzuar për terrorizëm, dy u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa i treti u dënua me 30 vjet për pjesëmarrjen e tyre në një përleshje vdekjeprurëse midis dhjetëra burrave të armatosur rëndë, të udhëhequr nga serbi i Kosovës Millan Radoiçiq, dhe policisë së Kosovës në Banjskë, pranë kufirit me Serbinë”. “Një oficer policie i Kosovës dhe tre persona të armatosur serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit që zgjati disa orë, me grupin që u strehua brenda një manastiri përpara se të ikte nga policia në Serbi”, shkruan mes tjerash në artikullin e “Yahoo News”, që ai referohet shkrimit të AFP-së, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Radoiçiq, sipas AFP-së, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partia kryesore serbe e Kosovës – më parë i ka pranuar autoriteteve të Beogradit se ai e ka udhëhequr sulmin, por mbetet e paqartë nëse ai është nën hetim në Serbi.

Veç AFP-së, për gjykimin kanë raportuar edhe Reuters e AP, artikujt e të cilave i kanë shpërndarë edhe media tjera botërore, si “Washington Post”, “ABC News” dhe ajo franceze “Le Monde”, mes tjerave.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement