Anthony Gordon i la tifozët të habitur duke folur rrjedhshëm në spanjisht gjatë prezantimit të tij si lojtar i Barcelonës.
Të premten, 25-vjeçari kompletoi transferimin prej 80 milionë eurosh nga Newcastle te Barcelona, duke firmosur një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2031.
Gjatë ceremonisë së prezantimit, Gordon surprizoi tifozët duke folur spanjisht në mënyrë perfekte, ngjashëm me bashkëqytetarin e tij Trent Alexander-Arnold, i cili kishte bërë të njëjtën gjë gjatë prezantimit te Real Madridi pas largimit nga Liverpooli verën e kaluar. “Ka qenë një fizioterapist te Newcastle dhe flisnim çdo ditë.
Një ditë i thashë se do të luaja për Barçën dhe doja të mësoja spanjishten.” “Interesimin e Barcelonës e mora vesh shumë vonë.
Por sapo kuptova se Barca ishte një opsion serioz, nuk kishte më asnjë dyshim”. “Barca është klubi më i madh në planet. Është diçka që e kam ëndërruar që fëmijë”, deklaroi Gordon.





















You must be logged in to post a comment Login