Një person është arrestuar sot në Skënderaj nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë në një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas dhe gjashtë fishekë, si dhe një gëzhojë arme.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet vazhdojnë.




















