Gjithçka është gati për supersfidën në “Emirates”, ndërsa Arsenali dhe Atletico Madridi kanë publikuar 11-shat startues për ndeshjen vendimtare, që siguron një vend në finale.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Metropolitano’ ishte mbyllur 1-1, me të dy ekipet që gjetën rrjetën nga penalltitë.
Te Arsenali, Mikel Arteta i beson skemës me treshen ofensivë Saka–Gyökeres–Trossard, me Ezen pas tyre për të lidhur mesfushën me sulmin.
Ndërkohë, Diego Simeone zbret me më të mirët e tij, me Oblak në portë dhe një vijë mbrojtëse të fortë.
Në sulm, rreziku kryesor vjen nga dyshja Alvarez–Griezmann, që përkrahen edhe nga Ademola Lookman.
Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Calafiori; Rice, Lewis-Skelly, Eze; Saka, Gyökeres, Trossard.
Atletico Madrid: Oblak; Pubill, Le Normand, Hancko, Ruggeri; Simeone, Koke, Marcos Llorente, Lookman; Alvarez, Griezmann.