Edhe pse janë ndërmarrë masa të shumta paraprake dhe monitorime të vazhdueshme të pasagjerëve, autoritetet shëndetësore amerikane kanë deklaruar se nuk mund të garantohet që hantavirusi nuk do të përhapet në SHBA.
Drejtori në detyrë i CDC-së për divizionin e patogjenëve me pasoja të larta dhe patologjisë, Brendan Jackson, ka thënë: “Nuk ka garanci në jetë. (Por) ne po marrim sa më shumë masa të jetë e mundur për të siguruar që njerëzit të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm”.
Pasagjerët e karantinuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraskës janë të moshave të ndryshme, nga fundi i të 20-ave deri në fund të të 70-ave ose fillim të të 80-ave.
Të gjithë pasagjerët që u kthyen në SHBA po monitorohen për të parandaluar përhapjen e hantavirusit që shpërtheu në anijen turisitike.





















You must be logged in to post a comment Login