Sipas Policisë rajonale në Pejë, babai i vajzës është trajtuar nga organet e rendit për disa raste të ndryshme ndër vite. ‘Prindi i saj ka disa vepra, diku rreth 23 vepra të ndryshme, të cilat janë trajtu nga stacioni policor në Istog, janë kompletu të gjitha rastet janë procedu në Prokurorinë Themelore, dhunë në familje, keqtrajtim, moskujdesje e duhur, detyrim apo shtyrje në prostitucion, lëndim i lehtë, vjedhje, përdorim i substancave narkotike e disa raste të tjera, pra rreth 23 vepra, për të cilat janë iniciuar rastet dhe janë kompletuar e janë dërguar në porkurori,’ tha Fadil Gashi, Zëdhënës në Policinë rajonale të Pejës.
Asnjë nga fëmijët e kësaj familjeje, përfshirë edhe 13-vjeçaren, nuk vijon procesin mësimor në shkollë.





















You must be logged in to post a comment Login