Sipas njoftimit të policisë, një burrë dyshohet se ka kanosur anëtarë të familjes së tij, si dhe ka shkaktuar dëme materiale.
Ai dyshohet se ka dëmtuar me thikë një derë dhe një dritare të shtëpisë. “Pejë 23.06.2026 – 08:30. Është raportuar se ka ndodhur rasti I lartcekur ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kanosur viktimat kosovarë dhe ka dëmtuar me thikë një derë dhe dritare të shtëpisë.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.





















You must be logged in to post a comment Login