Chelsea është e gatshme të shqyrtojë ofertat për Marc Cucurellan gjatë kësaj vere, por vetëm nëse klubet e interesuara janë të gatshme të paguajnë shumën që londinezët kërkojnë për mbrojtësin spanjoll.
Sipas raportimeve të talkSPORT, Cucurella ka edhe tre vite kontratë me Chelsean, pasi rinovoi marrëveshjen e tij vitin e kaluar.
Megjithatë, lojtari thuhet se është i hapur ndaj mundësisë për një transferim gjatë afatit kalimtar aktual.
Atletico Madridi e ka identifikuar 27-vjeçarin si një nga objektivat kryesorë për forcimin e krahut të majtë të mbrojtjes dhe pritet të nisë bisedimet me Chelsean në javët e ardhshme.
Megjithatë, për të arritur një marrëveshje, dy klubet do të duhet të afrojnë qëndrimet e tyre sa i përket vlerës së transferimit.
Interesim për spanjollin vazhdon të ekzistojë edhe nga Barcelona, megjithëse deri më tani nuk ka negociata konkrete mes palëve.
Klubi katalanas pritet të duhet fillimisht të largojë një mbrojtës nga skuadra përpara se të bëjë një lëvizje për Cucurellan.
Në të njëjtën kohë, zërat që e lidhin lojtarin me Real Madridin janë zbehur ndjeshëm, pasi burime pranë situatës bëjnë të ditur se një transferim në ‘Santiago Bernabeu’ nuk është aktualisht në planet e klubit madrilen.
Spekulime ka pasur edhe për një rikthim të mundshëm te Manchester City, klub që tentoi ta transferonte Cucurellan kur ai ishte pjesë e Brightonit, para se Chelsea të fitonte garën për shërbimet e tij në vitin 2022.
Edhe pse mbrojtësi vazhdon të vlerësohet në ‘Etihad’, drejtuesit e Cityt janë të fokusuar aktualisht në përforcimin e reparteve të tjera, ndërsa Nico O’Reilly konsiderohet si opsioni i parë për pozitën e mbrojtësit të majtë.





















You must be logged in to post a comment Login